Ndërlidhjet

SHBA: Të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, Xhonatan Mur, ka thënë se është tejet e rëndësishme që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, sepse një gjë e tillë “është konfirmuar nga dy gjyqe ndërkombëtare”.

Komentet e tij në Banja Llukë pasojnë ato të presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili ka thënë se në Srebrenicë “nuk ka ndodhur gjenocid, por krime të rënda të luftës”.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të ashpra si nga zyrtarët e Bosnjës, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Në Masakrën e Srebrenicës, më 1995, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiq, kanë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Mizoria është cilësuar si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Mur ka thënë se Ambasada e SHBA-së po përcjell nga afër situatën në Srebrenicë, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Diplomati amerikan ka thënë se, këto ditë, do të vizitojë këtë komunë.
XS
SM
MD
LG