Ndërlidhjet

SHBA: Armstrong ballafaqohet me akuza për doping


Lens Armstrong
Lens Armstrong
Biçiklisti amerikan, Lens Armstrong, shtatë herë fitues i garës Tour de France, dhe njëri nga sportistët më të njohur në botë, po ballafaqohet me akuza për doping, që mund të çojnë në marrjen e titujve sportiv që i ka fituar.

Agjencia Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara i ka bërë me dije Armstrongut se po e fillon një proces formal kundër tij.

Armstrong i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai “ka kaluar më se 500 teste për droga dhe asnjëherë nuk ka dështuar”.

Derisa hetimet të zgjasin, Lens Armstrong, 40 vjeçar nuk ka të drejtë të merr pjesë në gara.
XS
SM
MD
LG