Ndërlidhjet

Dino Asanaj vdiq nga plagët e sulmit me thikë


QKU
QKU
Drejtori i klinikës kirurgjike në Prishtinë, Mehmet Maxhuni, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Dino Asanaj, drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk i mbijetoi plagët e sulmit me thikë, megjithë përpjekjet e mëdha të personelit mjekësor.

Më herët Policia e Kosovës ka konfirmuar për programin tonë, se Dino Asanaj, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por pat thënë se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e Policisë.

Mediat vendëse kanë raportuar se zoti Asanaj është therrë me thikë, në zyrën e tij private në Fshatin Ndërkombëtar, një lagje kjo në periferi të Prishtinës. Motivet e ketij sulmi nuk dihen ende.
XS
SM
MD
LG