Ndërlidhjet

Stefanoviq: S'kemi folur për hapje zyrash


Nga bisedimet mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, 2011
Nga bisedimet mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, 2011
Në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, asnjëherë nuk është përmendur hapja e zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq.

“Hapja e zyrës asnjëherë nuk ka qenë temë e dialogut, as formalisht as joformalisht.
Asnjëherë nuk është përmendur diçka e tillë në ekipin negociator, por edhe po të përmendej, përgjigja jonë, do të ishte e qartë”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka bërë këto komente për agjencitë serbe të lajmeve, pas deklaratës së djeshme te liderit socialist, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se nuk hyn në një qeveri, e cila do të pranonte hapjen e zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd, ndërsa asaj të Serbisë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG