Ndërlidhjet

G20 thekson rëndësinë e rritjes ekonomike


Liderët e G20 në Meksikë, 18 qershor, 2012
Liderët e G20 në Meksikë, 18 qershor, 2012
Derisa udhëheqësit e G20 filluan diskutimet formale në Meksikë, po qarkullon një draft-komunikatë, e cila kërkon që Evropa të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin dhe stabilitetin” në eurozonë.

Përveç kësaj, deklarata shpreh një angazhim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

“Ne jemi të angazhuar për miratimin e të gjitha masave të nevojshme politike për të forcuar kërkesën, të mbështesim rritjen ekonomike globale, dhe të rivendosim besimin," thuhet në deklaratë.

Para hapjes së samitit, presidenti amerikan Barak Obama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Udhëheqësit thuhet se ranë dakord se janë të nevojshëm hapat e tjerë drejt integrimit evropian politik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhim Karnei tha se Obama është "inkurajuar" nga planet e liderëve evropianë për "stabilizimin e situatës dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës."
XS
SM
MD
LG