Ndërlidhjet

Zhbogar "i tmerruar" me aksionin e VV-së


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka dënuar aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vizitës së ndërmjetësit të BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Kuper.

"Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm. Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të BE-së, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i papranueshëm", ka thënë Zhbogar.

"VV mund të mos mbështesë dialogun, megjithatë kjo sjellje kurrë nuk mund të jetë alternativë e suksesshme. Pres që VV do të distancohet prej sjelljeve të tilla, të cilat dërgojnë mesazhe kontradiktore në Bruksel", ka shtuar diplomati evropian.

Kuper ka qëndruar sot në Prishtinë, ku së bashku më udhëheqësit vendorë ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve Prishtinë-Beograd.
XS
SM
MD
LG