Ndërlidhjet

Arrestohet një i dyshuar për sulmet në Mumbai


Sulmet në 2008, Mumbai
Sulmet në 2008, Mumbai
Raportet thonë se policia indiane ka arrestuar një koordinator të dyshuar të sulmeve islamike të 2008-ës në Mumbai, në të cilat u vranë 166 dhe u plagosën më shumë se 300 persona.

The Press Trust of India dhe BBC ka cituar burime të policisë të kenë konfirmuar se e kanë arrestuar Abu Hamzën, i lindur në Indi dhe i njohur si Sajed Zabiudin dhe me nofka të tjera.

Zyrtarët thanë se ai është anëtar i dyshuar i grupit militant me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taiba, që fajësohet për sulmet e Mumbait.

Hamza thuhet se ka dhënë instruksione përmes telefonit për 10 sulmuesit islamikë, që sulmuan dy hotele luksoze, një qendër hebreje, një restorant dhe një stacion treni në Mumbai.

Hamza raportohet se është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Delhit më 21 qershor.
XS
SM
MD
LG