Ndërlidhjet

Uorlik: SHBA nuk kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën


Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorlik
Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorlik
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Meri Uorlik tha sot se SHBA nuk pret dhe nuk kërkon që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por konsideron se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe të sjellë normalizimin e marrëdhënieve.

Shpresojmë, tha Uorlik, "që pas formimit të qeverisë së re do të vazhdojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, të punohet në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve dhe për të gjitha çështjet e tjera të pazgjidhura".

Ajo shtoi se vizita e ndihmës sekretarit të Shtetit Filip Gordon në Serbi është pjesë e një vizite më të gjerë në rajon.
XS
SM
MD
LG