Ndërlidhjet

Anan përfundon vizitën në Bagdad


Emisari i OKB-së për Sirinë, Kofi Anan
Emisari i OKB-së për Sirinë, Kofi Anan
Emisari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, tha se ka zhvilluar “diskutime shumë të mira” në Bagdad me kryeministrin Nuri Al Maliki mbi çështjen e Sirisë, ndërsa bëri të ditur se do të raportojë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën.

Anan, i cili po zhvillon një turne rajonal tha më herët gjatë ditës në Teheran se Damasku është pajtuar me një plan të ri për paqe të OKB-së.

Plani në fjalë, sipas tij, parasheh vendosjen e paqes në zonat më të ndjeshme për të vazhduar pastaj në të gjithë vendin.

Megjithatë, idetë e paraqitura në këtë plan duhet t’i transmetohen edhe opozitës siriane.

Që nga nisja e konfliktit në Siri në mars të vitit të kaluar vlerësohet të kenë humbur jetën afro 17 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG