Ndërlidhjet

Arrestohen edhe dy gazetarë britanikë



Policia britanike ka arrestuar dy gazetarë si pjesë e një hetimi mbi lidhjet korruptive midis policisë dhe gazetarëve.

Scotland Yard tha të mërkurën se gazetarët do të merren në pyetje në lidhje me dyshimin për një komplot korrupsioni dhe për sjellje të pahijshme në një zyrë publike. Arrestimet thuhet se janë të ndërlidhura me pagesat që u janë bërë zyrtarëve të policisë në këmbim të informacionit të privilegjuar.

Tabloidi "Daily Mirror", e identifikoi njërin prej të arrestuarve, Xhastin Penroze, si gazetar të vetin.

Kompania tha se ka bashkëpunuar plotësisht me policinë. Deri tani, 41 persona janë arrestuar në hetimin e policisë britanike mbi korrupsionin, që lidhet me një hetim paralel mbi përgjimin ilegal të telefonave.

Hetimi fokusohet në pagesat që u janë bërë zyrtarëve në këmbim të informacioneve, të cilat mund të çonin në lajme senzacionale dhe do të ndihmonin shitjen e gazetave.
XS
SM
MD
LG