Ndërlidhjet

Kroaci: 18 vetë janë arrestuar për trafikim të njerëzve


Ilustrim: pamje nga raporti i Departamentit amerikan të shtetit për trafikim të njerëzve për vitin 2012
Ilustrim: pamje nga raporti i Departamentit amerikan të shtetit për trafikim të njerëzve për vitin 2012
Policitë e Kroacisë, Bosnjës dhe Sllovenisë e kanë shkatërruar një unazë të trafikimit të njerëzve, duke arrestuar 18 vetë, të dyshuar se i kanë trafikuar turqit në vendet e Bashkimit Evropian, kanë thënë sot zyrtarët kroatë.

Grupi përbëhej nga trafikantët nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Turqia, dhe në mënyrë ilegale në vendet e BE-së i kishte futur afro 100 turq, duke fituar së paku 200 mijë euro, ka njoftuar agjencia kroate e lajmeve HINA.

Operacionbi ndërkombëtar i policisë, që kishte filluar në muajin tetor, kulmoi me arrestimet simultane në Kroaci, Bosnjë dhe Slloveni, përfshirë edhe organizuesin kryesor nga Kroacia.

Rajoni i Ballkanit shpeshherë shfrytëzohet si rrugë tranzitore për trafikim të njerëzve, drogës dhe armatimit, në Evropën perëndimore.
XS
SM
MD
LG