Ndërlidhjet

Japoni: Nga vërshimet janë bllokuar 5 mijë banorë


Pamje nga ishujt e Japonisë
Pamje nga ishujt e Japonisë
Më se 5 mijë banorë janë bllokuar nga rrëshqitja e dheut, pas vërshimeve të mëdha në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Raportet lokale thonë se helikopterët ushtarakë po përdoren për të bartur furnizime emergjente në hapësirat malore në veri të ujdhesës Kjushu.

Deri tash 20 vetë kanë vdekur nga pasojat e vërshimeve në Kjushu, që është ujëdhesa kryesore jugore e Japonisë.

Afro 250 mijë njerëz tashmë janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të të reshurave të mëdha në këtë hapësirë për katër ditë me radhë.
XS
SM
MD
LG