Ndërlidhjet

Kosovë: IP thotë se Ferronikeli ka vepruar sipas ligjit


Inspektorati i Punës në Kosovë, pas kontrollit që ka bërë në kompaninë “Ferronikel”, ka konstatuar se kjo kompani në rastin e largimit nga puna të 85 punëtorëve, ka vepruar konform Ligjit të Punës.

Kryeinspektori Basri Ibrahimi tha për Radion Evropa e Lirë se “sipas Inspektoratit të punës ndërprerja e kontratës së punës për 85 punëtorë nga kompania Ferronikel, është në procedurë të rregullt. Kompania Ferronikel i ka shfrytëzuar të gjitha të drejtat sipas ligjit të punës”.

Javë më parë punëtorët e larguar nga puna, i kishin bllokuar hyrje-daljet e gjigantit metalurgjik Feronikel, por pas intervenimi të policisë ata ishin tërhequr.

Kompania Ferronikel, që është njëri ndër prodhuesit më të mëdhenj të nikelit në rajon, është privatizuar nga një korporatë ndërkombëtare me seli në Holandë.

Aktualisht kjo kompani u ka ripërtrirë kontratat 900 punëtorëve.
XS
SM
MD
LG