Ndërlidhjet

BE angazhon dy misione në Afrikë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Bashkimi Evropian bëri të ditur se do të dërgojë dy ekipe të këshilltarëve për siguri në Afrikë-një për të luftuar piratërinë në Horn të Afrikës dhe një tjetër për t’u marrë me terrorizëm në rajonin Sahel.

Diku 175 njerëz pritet të angazhohen në kuadër të misionit EUCAP Nestor për ta mbështetur Xhibutin, Keninë, Sishelët dhe Somalinë në përpjekjet për luftimin e piraterisë, thuhet në një njoftim të BE-së.

Misioni i bazuar në Xhibuti do të ketë një mandat dy-vjeçar dhe një buxhet prej 22.8 milionë eurosh. Ai do t’i këshillojë autoritetet lokale lidhur me sigurinë marinare, ndërsa do ta trajnojë edhe policinë bregdetare.

Misioni parashihet të trajnojë edhe gjykatësit në Somali.

Një mision tjetër, i quajtur EUCAP SAHEL Niger, i përbërë nga 50 përfaqësues nërkombëtarë dhe 30 anëtarë lokal do ta ketë qendrën në Niamej.

Ky mision pritet të trajnojë forcat e sigurisë dhe të promovojë bashkëpunimin rajonal kundër terrorizmit.

EUCAP SAHEL Niger-it i janë dedikuar 8.7 milionë euro për vitin e parë të operimeve.
XS
SM
MD
LG