Ndërlidhjet

SHBA: U neutralizuan rreziqet në banesën e të dyshuarit


Hetuesit në sallën e filmit në Aurora, Kolorado, ku një person i armatosur të premten i vrau 12 vetë dhe i plagosi 58 të tjerë
Hetuesit në sallën e filmit në Aurora, Kolorado, ku një person i armatosur të premten i vrau 12 vetë dhe i plagosi 58 të tjerë
Policia në Kolorado thotë se i dyshuari për vrasjen e 12 vetëve dhe plagosjen e 58 të tjerëve, gjatë shfaqjes së një filimi, të premten në mëngjes, po mbahet në një qeli “për mbrojtje të tij”.

Kundër të dyshuarit, Xhejms Holms, nesër zyrtarisht do të ngritet aktakuza për të ashtuquajturin masakër Betmen.

Tashmë autoritetet i kanë publikuar emrat e 12 personave të vrarë.

Gjatë ditës së djeshme, policia duke përdorë robotin, i ka neutralizuar materjet ekslpoduese në banesën e Holmsit, përfshirë edhe një pajisje të fshehur, e cila do ta vrante secilin që do t’i hapte dyert e banesës së tij.

Holmsi u arrestua pas të shtënave në kimenanë Aurora, në Kolorado, gjatë premierës së filmit të ri Betmen, “Ngritjet e kalorësit të errësirës”.

Aktori Kristian Bejl, që e luan rolin e Betmenit, ka shprehur tmerr dhe pikëllim për këtë masakër.
XS
SM
MD
LG