Ndërlidhjet

Vulin: Zyra për Kosovën – e njejtë me ministrinë


Pamje nga Beogardi
Pamje nga Beogardi
Zyra për Kosovën e qeverisë së Serbisë do t’i ketë autorizimet e njejta dhe me asgjë nuk do të dallohet nga ministria për Kosovën, e cila ka ekzistuar në qeverinë e mëparshme, tha sot kandidati për shef të kësaj zyre, Aleksandar Vulin.

Ai tha se prioritet i kësaj zyre do të jetë lehtësimi i jetës dhe ruajta e popullatës serbe në Kosovë.

“Të ruhet numri ekzistues i qytetarëve tanë në territorin e Kosovës dhe të rritet, të mundësohet që jeta të jetë më e lehtë, më me nder dhe më e drejtë”, i tha Vulin agjencisë Beta dhe shtoi se “kjo është arsyeja e ekzistimit të kësaj zyreje”.

Ai mëtutje ka theksuar se Kosova nuk është çështje e politikës, e as e ndonjë partije politike, dhe se qeveria e re do të përpiqet të krijoj konsensus absolut për Kosovën.

“Ekziston Kushtetuta e Serbisë dhe Rezoluta 1244, nuk ka çka të ndryshoj, por mënyra e respektimit të Kushtetutës dhe zbatimi i Rezolutës 1244 janë diçka për të cilat duhet të mendojmë”, tha Vulin.
XS
SM
MD
LG