Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë ul parashikimet ekonomike


Ilustrim
Ilustrim
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zvogëluar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të SHBA-së më 2012 dhe 2013.

Në rishikimin gjysmëvjetor të buxhetit, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret rritje të bruto prodhimit të brendshëm në 2.3 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind vitin tjetër – çfarë është më pak se parashikimet prej 2.7% dhe 3.0%, të bëra në muajin shkurt.

Shifrat e fundit nga Shtëpia e Bardhë po ashtu parashikojnë se deficiti i buxhetit federal të këtij viti do të përfundojë në 1.2 trilion dollarë.

Kjo do të shënonte vitin e tretë me radhë me më shumë se një trilion dollarë deficit gjatë administratës së presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG