Ndërlidhjet

India në kolaps energjetik


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë Indinë, duke zhytur disa qytete në errësirë.

Kryeqyteti Nju Delhi dhe shërbimi i tij i metrosë janë në mesin e të goditurve, ndërsa janë prekur edhe spitalet.

Kryetari i Korporatës Shtetërore të Energjisë, Avinash Avasthi, ka thënë se mund të duhen deri në 12 orë për të rregulluar furnizimin me energji.

Ai ka deklaruar se kolapsi i së hënës është më i rëndi që ka goditur Indinë në 11 vjet dhe se mund të jetë shkaktuar nga disa shtete, të cilat kanë përdorur më shumë energji se u lejohet, për të përmbushur kërkesat në rritje gjatë stinës së verës.
XS
SM
MD
LG