Ndërlidhjet

Nominohen pasardhësit e Ceriqit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Pesë kandidatë janë nominuar si pasardhës eventualë të liderit fetar të Bosnjës, Mustafa Ceriq, i cili ka udhëhequr komunitetin mysliman të vendit që nga viti 1993.

Kryeimami Ceriq pritet ta përfundojë mandatin e dytë në këtë post në muajin nëntor, ndërsa nuk i lejohet të kërkojë një mandat të tretë.

Kandidatët që kërkojnë ta pasojnë atë janë myftiu i Tuzllës, Travnikut, Sarajevës dhe Zenicës sikurse një profesor i studimeve islame në Zhenicë.

Muamer Zurkolliq, myftiu i cili udhëheq një nga dy komuniotetet myslimane në Serbi e që, së fundi, garoi për president të shtetit serb, kundërshtoi thirrjet për të garuar edhe për postin e kryeimamit të Bosnjës.

Kryeimami i ri pritet të zgjedhet në shtator, ndërsa do t’i marrë përsipër kompetencat nga Çeriqi në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG