Ndërlidhjet

Klint Istvud mbështet Romnin


Mit Romni
Mit Romni
Regjisori amerikan, Klint Istvud, njëherësh fitues i çmimit Oskar, ka shprehur mbështetje për Mit Romnin në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Tani, më shumë se kurrë, na duhet guvernatori Romni”, ka thënë Istvud në San Uollej, duke shfaqur shpresën se Romni do të vendosë “një sistem të përshtatshëm tatimor”.

Shifrat e fundit tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 163,000 vende pune në korrik, porse papunësia kombëtare është rritur nga 8.2 për qind në 8.3.

Gjendja e ekonomisë amerikane pritet të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Shteteve të Bashkuara, në të cilat Romni do të sfidojë presidentin Barak Obama.

Zgjedhjet mbahen në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG