Ndërlidhjet

Alepo bombardohet, Damasku “rimerret”


Alepo
Luftime të ashpra kanë vazhduar në Alepo të Sirisë, ku forcat qeveritare kanë përdorur artilerinë dhe aeroplanët për të bombarduar pozicionet rebele.

Një zyrtar i lartë i sigurisë citohet të ketë thënë se “ajo që po ndodh tani është vetëm aperitiv, ndërsa kryesorja do të ndodhë më vonë”.

Në Damask, forcat e presidentit Bashar al-Asad kanë pohuar se kanë larguar rebelët nga bastioni i tyre i fundit.

Në anën tjetër, ende nuk dihet gjë për fatin e 48 pelegrinëve iranianë, të rrëmbyer të shtunën pranë një vendi të shenjtë shiit në periferi të Damaskut.

Diplomatët iranianë dhe televizioni shtetëror i Sirisë kanë fajësuar “grupet e armatosura” për kidnapimin.

Kombet e Bashkuara thonë se 19,000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave në Siri, 17 muaj më parë.
XS
SM
MD
LG