Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë të Zelandës së Re


Afganistan - foto arkivi
Afganistan - foto arkivi
Dy ushtarë të Zelandës së Re janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një betejë me militantët në Afganistan.

Forca Mbrojtëse e Zelandës së Re ka deklaruar se ushtarët janë vrarë pranë qytetit Do Abe, në qendër të provincës Bamijan, derisa ndihmonin forcat lokale të sigurisë.

Dy zyrtarë të ushtrisë afgane kanë humbur po ashtu jetën, ndërkohë që nuk ka informacione nëse ka të vrarë në mesin e militantëve.

Një total prej shtatë ushtarësh zelandezë kanë humbur jetën në Afganistan.

Qeveria e Zelandës së Re ka thënë se 140 trupat e saj në Bamijan do të tërhiqen në fund të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG