Ndërlidhjet

OBSH: Mungesë barnash në Siri


OBSH
OBSH
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Siria po përballet me mungesa të theksuara të barnave për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe me numër në rritje të viktimave, si pasojë e konfliktit ndërmjet trupave qeveritare dhe rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

“Ndikimi i kësaj situate natyrisht është shkatërrues për njerëzit që kanë nevojë për barna në baza ditore, për njerëzit me sëmundje kronike dhe me probleme mendore, si dhe për njerëzit që kanë nevojë për antibiotikë për të trajtuar infeksionet”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka thënë se barnat për tuberkuolozë, tension të lartë, diabet dhe kancer janë urgjentisht të nevojshme, ashtu si edhe hemodializat për sëmundjet e veshkave.

Ajo ka bërë të ditur se shumë barnatore janë mbyllur dhe se objektet shëndetësore kanë ndaluar funksionimin.
XS
SM
MD
LG