Ndërlidhjet

Sondazhet: Obama prin në garën presidenciale


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Sondazhet e reja në Shtetet e Bashkuara tregojnë se presidenti Barak Obama prin kundrejt kandidatit republikan, Mit Romni, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhi i “Fox News” i ka “siguruar” Obamës 49 për qind të votave, ndërsa Romnit 40 për qind të tyre.

Ai i CNN-it, ndërkaq, për Obamën parasheh 52 për qind të votave, përkatësisht 7% më shumë se për ish-guvernatorin e Masaçusecit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në muajin nëntor.

Gjendja e ekonomisë amerikane, megjithatë, pritet të jetë faktor vendimtar në to.
XS
SM
MD
LG