Ndërlidhjet

Arrestohen pesë francezë pas ngjarjeve në Amiens


Ministri francez i punëve të brendshme, Manuel Vals, gjatë qëndrimit në Amiens më 14 gusht
Ministri francez i punëve të brendshme, Manuel Vals, gjatë qëndrimit në Amiens më 14 gusht
Policia franceze arrestoi pesë njerëz në veri të Amiensit pas trazirave që ndodhën në qytet më herët këtë javë duke shkaktuar plagosjen e 16 policëve, njoftoi DPA.

Një përfaqësues i zyrës së kryetarit të qytetit, Nikola Laviel, i tha televizionit BFM se katër persona dhe një tinejxher i moshës 15 vjeçare janë arrestuar pas përleshjeve në mes të banorëve dhe forcave policore.

Ai tha se katër nga pesë të dyshuarit ishin arrestuar në pjesët veriore të qytetit ku zunë vend trazirat.

Përleshjet ndërmjet policisë dhe banorëve të Amiensit nisën të dielën pasi policia ndali një vozitës duke e akuzuar për vozitje të rrezikshme.

Ato u përshkallëzuan të hënën kur grupe të rinjsh iu vunë flakën disa veturave, një qendre të sportit dhe një shkolle infermiere.

Ministri i brendshëm, Manuel Vals angazhoi të martën 100 policë shtesë në Amiens duke e rikthyer qetësinë në qytetin 130 mijë banorësh.
XS
SM
MD
LG