Ndërlidhjet

Hejg: Nuk e lejojmë Asanzhin të dalë nga Britania


Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg
Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg
Sekretari i Jashtëm britanik Uilljam Hejg ka thënë se Britania nuk do ta lejojë të dalë nga vendi Xhulian Asanzhin.

Themeluesit të WikiLeaks sot i dha azil politik Ekuadori.

Hejg tha se vendimi i Ekuadorit për t'i dhënë atij azil politik, nuk duhet të shfrytëzohet për t'i ikur proceseve legale.

Asanzh përballet me akuzat për keqtrajtim seksual në Suedi dhe Britania është shprehur e gatshme ta ekstradojë.

Asanzh që nga qershori gjendet në ambasadën e Ekuadorit në Londër ku ka kërkuar azil politik.
XS
SM
MD
LG