Ndërlidhjet

Mali e ka njohur Republikën e Kosovës


Republika e Malit zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar Behxhet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i qeverisë së Kosovës.

Mëtutje, në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë, zoti Pacolli ka paralajmëruar edhe njohje të reja gjatë periudhës së ardhshme.

Republika e Malit është shtet me afro 15 milionë banorë.

Sipas ministrisë së jashtme të Kosovës, Mali është vendi i 92-të që e ka njohur Republikën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG