Ndërlidhjet

KS diskuton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për situatën në Kosovë.

Si rëndom, raportin tremujor për gjendjen në vend do t’ua paraqes anëtarëve të këshillit sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.

Duke u nisur nga përmbajtja e raportit tashmë të publikuar, diskutimet në mbledhjen e radhës së këshillit pritet të fokusohen në çështjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën, në problemet në veri të vendit dhe në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në takimin e së martës do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG