Ndërlidhjet

SHBA: Vrasësit të Lenonit i refuzohet kërkesa për lirim


Më 8 dhjetor 2010 në Parkun Qendror të Nju Jorkut, me vendosje lulesh, ishte shënuar 30 vjetori i vrasjes së Xhon Lenonit
Më 8 dhjetor 2010 në Parkun Qendror të Nju Jorkut, me vendosje lulesh, ishte shënuar 30 vjetori i vrasjes së Xhon Lenonit
Personit Mark Dejvid Çepmen, 57 vjeçar, vrasës i ish anëtarit të grupit Beatles, Xhon Lenon, sot Nju Jork i është refuzuar, për të shtatën herë, kërkesa për lirim të parakohshëm.

I dënuari Çepmen, që vrasjen e kreu më 1980, është dënuar me 20 vjet burg, pasi më 8 dhjetor 1980, ka pranuar se e ka vrarë Xhon Lenonin në Qytetin Nju Jork.

Ai së pari e ka shfrytëzuar të drejtën për të bërë kërkesë për lirim të parakohshëm në vitin 2000.

Por bordet e lirimit në mënyrë të vazhdueshme i kanë refuzuar kërkesat e tij me arsyetimin se ai do të paraqiste rrezik për publikun dhe për vetveten.

Tash, Çepmen duhet të presë dy vjet për ta fituar të drejtën për kërkesë të re për lirim, që do të shqyrtohej nga një bord tjetër.
XS
SM
MD
LG