Ndërlidhjet

Largohen nga Rusia dy anëtare të “Pussy Riot”-it


Tri anëtaret e "Pussy Riot"-it që janë dënuar me nga dy vjet burgim.
Tri anëtaret e "Pussy Riot"-it që janë dënuar me nga dy vjet burgim.
Punk grupi rus “Pussy Riot” ka bërë të ditur se dy aktiviste të tij që kërkoheshin nga policia, janë larguar nga vendi.

“Pussy Riot”, në mesazhin e postuar në Twitter, ka thënë se dy aktivistet kanë lënë Rusinë dhe se po kërkojnë feministe të huaja për të përgatitur aksione të reja protestash.

Në një mesazh tjetër të shfaqur në Twitter thuhet se “dy vajzat janë larguar nga vendi për shkak të rreziqeve, por të paktën 12 anëtare të ‘Pussy Riot’-it mbeten në Rusi”.

Policia, ditë më parë, ka thënë se është në kërkim të anëtareve të tjera të grupit.

Tri vajza të “Pussy Riot”-it janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie këtë muaj, nën akuzat për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.

Procesi kundër tyre ka pasuar performancën e vajzave në një kishë të Moskës kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG