Ndërlidhjet

Përleshje në Maldive


Maldive (Foto nga arkivi)
Maldive (Foto nga arkivi)
Policia dhe protestuesit janë përleshur në ishujt Maldive.

Mijëra protestues kanë marshuar drejt pallatit presidencial në Male.

Ata kërkonin nga qeveria që të zhvillojë zgjedhje të parakohshme dhe i bënë thirrje presidentit Mohamed Uahid që të japë dorëheqje.

Protesta udhëhiqej nga Mohamed Nashid, që thotë se është larguar me forcë nga pushteti pas rebelimit të policëve dhe ushtarëve.

Maldivet, që ishin sulltanat në Oqeanin Indian për pothuaj nëntë shekuj para se të viheshin nën protektorat britanik, i kanë zhvilluar zgjedhjet e para të plota demokratike në vitin 2008.

Ekonomia e vendit varet shumë nga turizmi.
XS
SM
MD
LG