Ndërlidhjet

Izraeli shpërngul një vendbanim kolon


Jerusalem (foto nga akrivi)
Izraeli ka evakuuar të dielën një venbanim të paautorizuar të kolonëve në Bregun Perëndimor, në përputhje me afatin e caktuar nga gjykata më e lartë e vendit.

Afati i fundit do të përfundonte të martën.

Policia tërhoqi një numër të rinjsh të cilët refuzonin të largoheshin nga Migroni, por shumica e banorëve ikën vullnetarisht.

Policia ka ngritur postblloqe në zonë, për të parandaluar aktivistët radikalë që të provokojnë përleshjet me forcat e sigurisë.

Migron është ndërtuar në vitin 2001, pa leje, në veri të Jerusalemit.

Që atëherë është bërë një nga vendbanimet më të mëdha të paautorizuara në territorin e pushtuar.

Pronarët palestinezë dhe grupet për të drejtat e njeriut të Izraelit kanë bërë peticion në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, e cila vendosi vitin e kaluar se vendbanimi duhet të hiqet deri në prill të 2012-ës.
XS
SM
MD
LG