Ndërlidhjet

OSBE, e shqetësuar për lirinë e shprehjes në Bjellorusi


OSBE
OSBE
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur shqetësimin e saj për arrestimin dhe burgosjen e administratorëve online të opozitës bjelloruse.

Përfaqësuesja për media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq, ka thënë se arrestimet tregojnë “përpjekjet e vazhdueshme të Bjellorusisë për të shuar zërat kundërshtues”.

Javën e kaluar, policia bjelloruse ka arrestuar disa administratorë të opozitës për komunikimet online.

Mbështetësit e administratorëve kanë thënë se apartamentet e tyre janë bastisur dhe se disa kompjuterë janë konfiskuar.

Dy nga ta janë dënuar me nga 7 dhe 5 ditë burgim, për shkak të, siç është thënë, “huliganizmit të vogël”.
XS
SM
MD
LG