Ndërlidhjet

UNHCR: 100,000 refugjatë sirianë gjatë gushtit


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka njoftuar se, gjatë muajit gusht, rreth 100,000 njerëz kanë lënë Sirinë, për të kërkuar strehim në vendet fqinje.

Agjencia tha se kjo është shifra më e lartë mujore për refugjatët sirianë, që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit Bashar al-Asad në mars të vitit të kaluar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri total i refugjatëve sirianë arrin në 235,000 mijë.

Zëdhënësja e Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara, Elizabet Bajërs, u ka thënë gazetarëve se agjencia e saj ka intensifikuar operacionet për të ndihmuar me ushqime rreth 1.5 milion njerëz të mbetur në Siri.

Aktivistët pro-opozitarë të Sirisë thonë se rreth 5,000 njerëz janë vrarë vetëm gjatë muajit gusht, çfarë, sipas tyre, është shifra më e lartë që nga fillimi i konfliktit.

Sipas aktivistëve, rreth 26,000 njerëz kanë humbur jetën gjatë 18 muajve trazira.

Protestuesit kërkojnë ndryshimin e regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG