Ndërlidhjet

Shtohen spekulimet për liderin e ardhshëm të Kinës


Nënpresidenti kinez, Shi Xhinping
Nënpresidenti kinez, Shi Xhinping
Udhëheqësi potencial i ardhshëm i Kinës ka anuluar të hënën një takim me kryeministren e Danimarkës në Pekin, duke nxitur spekulimet rreth vendndodhjes së tij.

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi për takimin ndërmjet zëvendëspresidentit Shi Xhinping dhe Helle Torningut të Danimarkës, në të njëjtën ditë, kur Shi, kishte anuluar bisedimet me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me kryeministrin e Singaporit, dhe një zyrtar rus.

Incidentet vijnë në një kohë shumë të ndjeshme kur liderët komunistë të Kinës po përgatiten t’ia dorëzojnë pushtetin një brezi të ri në një kongres, që pritet të zhvillohet në fund të tetorit.

Shi pritet të marrë përsipër pushtetin nga presidenti Hu Xhintao.

Mungesa e Shisë ka ngjallur shumë thashetheme, sikur ato se ai është lënduar në shpinë gjatë notimit, se është aksidentuar me makinë, si dhe se ka qenë cak i një atentati.
XS
SM
MD
LG