Ndërlidhjet

SHBA “ndihmoi në fshehjen “ e fajësisë sovjetike për Katinin


Një person vendos lule në memorialin e viktimave të Katinit
Një person vendos lule në memorialin e viktimave të Katinit
Një dëshmi e re, që është paraqitur, i jep peshë akuzave se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndihmuar në fshehjen e fajësisë sovjetike për masakrën e Katinit, në vitin 1940, me ç’rast ishin vrarë 22 mijë shtetas polakë.

Agjencia Associated Press ka raportuar se dokumentet e bëra publike nga Arkivet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ditën e hënë, e mbështesin dyshimin se Shtetet e Bashkuara nuk kishin dashur ta zemërojnë aleatin e vet, Jozef Stalin.

Raportohet se dokumentet tregojnë se të burgosurit amerikanë të luftës, kishin dërguar mesazhe të koduara në Uashington, në vitin 1943, në të cilat thonin se i kanë parë kufomat në gjendje të shkatërrimit në një mal të Katinit.

Të burgosurit amerikanë ishin dërguar atje nga nazistët për ta parë vendin.

Ky informacion tregon se vrasjet nuk ishin bërë nga nazistët, që posa e kishin okupuar atë hapësirë.

Në vitin 1990 Rusia ka pranuar se e ka kryer këtë mizori.
XS
SM
MD
LG