Ndërlidhjet

Kushtetuesja gjermane vendos për fondin evropian të shpëtimit


Ilustrim
Ilustrim
Tregjet financiare janë duke pritur me padurim një vendim të Gjykatës Kushtetuese Gjermane në lidhje me fondin e ri të përherhsëm të shpëtimit të Evropës.

Gjykata mblidhet në Karlshure të mërkurën për të vendosur nëse Gjermania mund t’i bashkohet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit - një fond i ri i përhershëm shpëtimi në vlerë prej 500 miliardë eurosh për 17 shtetet që përdorin monedhën euro.

Vendimi gjithashtu mund të ndikojë në politikën e re të Bankës Qendorore Evropiane për blerjen e obligacioneve qeveritare, politikë kjo që ka për qëllim uljen e kostos së huamarrjes për vendet e ngarkuara me borxhe si Spanja dhe Italia.

Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet të zbulojë një propozim për t'i dhënë BQE-së fuqi që të mbikëqyrë të gjitha bankat në eurozonë.

Propozimi synon zgjidhjen e krizës së borxhit brenda eurozonës.

Gjermania ka argumentuar se Banka Qendrore Evropiane duhet të përqëndrohet vetëm në bankat më të mëdha të kontinentit.
XS
SM
MD
LG