Ndërlidhjet

Çekia ndalon shitjen e alkoolit


Ilustrim
Ilustrim
Republika Çeke ka ndaluar shitjen e alkoolit të rëndë, pas një valë vdekjesh të shkaktuara nga helmimi me metanol.

Ministri i Shëndetësisë, Leos Heger, tha se masa është marrë pas arritjes në 19 të numrit të viktimave dhe pas hospitalizimit të personit të parë në Pragë.

Dhjetëra njerëz janë shtruar në spitale, disa nga ta në gjendje kritike, pasi kanë pirë vodka dhe rum.

Problemi duket të jetë i përqendruar kryesisht në verilindje të Çekisë.
XS
SM
MD
LG