Ndërlidhjet

Eshton takon Xhalilin


Kethrin Eshton
Kethrin Eshton
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, do të takojë në Stamboll kryenegociatorin e çështjeve bërthamore të Iranit, Saed Xhalili, për të diskutuar rreth programit atomik të këtij vendi.

“Takimi i nesërm nuk është raund formal i negociatave, por gjithsesi do të jetë një mundësi për të kërkuar nga Irani që të ndërmarrë hapa urgjentë dhe të tregojë fleksibilitet me propozimet që kemi vënë në tavolinë”, ka thënë zëdhënësja e Eshtonit, Maja Kocijançiq.

Raportet thonë se Xhalili ka takuar ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, për të diskutuar rinisjen e negociatave ndërkombëtare për çështjen.

Grupi i kontaktit, i përbërë nga Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, nuk ka shënuar ndonjë përparim në negociatat e fundit me Iranin në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG