Ndërlidhjet

Mjekët suedezë realizojnë transplantin e mitrës


Ilustrim
Ilustrim
Mjekët në Suedi kanë njoftuar se kanë realizuar transplantimin e parë të mitrës “nga e ëma tek e bija”, pa asnjë ndërlikim.

Specialistët e Universitetit të Geteborgut thanë të martën se operacioni i transplantimit është realizuar mbi dy paciente, më 15 dhe 16 shtator.

Universiteti ka njoftuar se njëra prej pacienteve kishte hequr mitrën e saj shumë kohë më parë për shkak të kancerit, kurse pacientja tjetër kishte lindur pa të. Të dyja janë në të 30’tat.

Udhëheqësi i ekipit mjekësor, Mats Branstrom, tha se të dyja pacientet janë në gjendje të mirë, ndonëse të lodhura pas operacionet. Nënat e tyre ndërkaq janë në gjendje shumë të mirë dhe do të dalin nga spitali pas pak ditësh.

Vitin e kaluar, mjekët në Turqi kanë pohuar se kishin realizuar një transplantim të
suksesshëm të mitrës, nga një person i vdekur te një grua e re.
XS
SM
MD
LG