Ndërlidhjet

Egjipti padit 7 koptë për filmin anti-islamik


Protestat në Kajro, 13 shtator, 2012
Protestat në Kajro, 13 shtator, 2012
Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit ka kërkuar që shtatë egjiptianë të krishterë koptë, që jetojnë në SHBA të ballafaqohen me proces gjyqësor për shkak të videos anti-islamike, e cila ka shkaktuar trazira në botën myslimane.

Prokurorët akuzojnë të shtatët për blasfemi, dhe për tentim të shkaktimit ndasi në Egjipt dhe konflikt sektar.

Zyra e Prokurorit pretendon se se ata janë përfshirë ose në prodhimin ose në shpërndarjen e filmit amator “Pafajësia e myslimanëve”.

Zyra thotë se ata mund të gjykohen në mungesë dhe mund të përballen me dënim me vdekje.

Në mesin e tyre është edhe Nakula Bejsli Nakula, një i krishterë kopt që jeton në jug të Kalifornisë, e për të cilin dyshohet se qëndron pas videos.

Të paktën 19 njerëz janë vrarë gjatë protestave kundër filmit, të mbajtura në botën myslimane.

Protestat shpërthyen në Kajro më 11 shtator.
XS
SM
MD
LG