Ndërlidhjet

Tre të vrarë në protestat në Pakistan


Peshauar, 21 shtator 2012.
Peshauar, 21 shtator 2012.
Tre persona kanë humbur jetën gjatë protestave të së premtes në Pakistan, kundër filmit anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, dhe kundër karikaturave të Profetit Muhamed, të publikuara në një revistë franceze.

Dy njerëz janë vrarë në Peshauar, ku protestuesit kanë djegur dy kinema dhe Dhomën e Tregtisë.

Autoritetet spitalore në këtë qytet thonë se rreth 60 persona janë plagosur.

Në Karaçi, një zyrtar i policisë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri me protestuesit.

Protestuesit në Lahore, Karaçi dhe Islamabad janë përleshur me policinë, pasi kanë bërë përpjekje të arrijnë te ndërtesat diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Francës.
XS
SM
MD
LG