Ndërlidhjet

Zgjedhje në Bjellorusi, opozita bojkoton


Minsk, 23 shtator, 2012
Minsk, 23 shtator, 2012
Në Bjellorusi po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat janë bojkotuar nga partitë kryesore opozitare.

Autoritetet zgjedhore thanë se gati 26 për qind e votuesve të regjistruar kanë hedhur votat e tyre në votimin e hershëm.

Nha zgjedhjet pritet të dalë një parlament “kukull” meqë të gjitha kompetencat mbesin në duart e presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili udhëheq Bjellorusinë që nga viti 1994.

Gjashtë grupet opozitare të premten u bënë thirrje votuesve që të bojkotojnë zgjedhjet, duke i denoncuar atë si një farsë që janë pëcjellë me ndalimin e aktivistëve politikë.

Krerët e opozitës thanë se një bojkot i zgjedhjeve do të jetë një votë mosbesimi për regjimin e Lukashenkos.
XS
SM
MD
LG