Ndërlidhjet

Ahmadinejad akuzon Perëndimin për "kanosjen"


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad ka akuzuar të mërkurën Perëndimin për “kanosjen” bërthamore në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila u bojkotua nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Izraeli.

Fjalimi i Ahmadinejad-it ishte i fundit në OKB para se ai të largohet nga pushteti në vitin e ardhshëm.

Të martën, presidenti amerikan Barack Obama tha se “koha nuk është e pakufizuar” në lidhje me zgjidhjen e krizës së programit bërthamor të Iranit përmes diplomacisë.

Obama tha se SHBA respekton të drejtën e kombeve për të pasur qasje në energjinë bërthamore për qëllime paqësore, por, një Iran i pajisur me armë bërthamroe sipas tij “do të kërcënonte eliminimin e Izraelit, sigurinë e shteteve të Gjirit dhe stabilitetin e ekonomisë globale”.
XS
SM
MD
LG