Ndërlidhjet

Afganistani me tepricë opiumi


Afganistan
Afganistan
Shefat e mekanizmave kundër narkotikëve në Taxhikistan, Afganistan, Pakistan dhe Rusi janë takuar në Dushanbe për të diskutuar luftën kundër drogave të paligjshme.

Kreu i Shërbimit të Rusisë për Kontrollimin e Narkotikëve, Viktor Ivanov, ka thënë se në Afganistan ka deri në 20 tonë opium që pret të tranzitohet në tregjet e botës.

Ivanov ka thënë se një sasi e tillë është më e madhe se nevojat, çfarë ka bërë që të mbetet në depo.

Shefat e katër vendeve janë pajtuar për një plan pesëvjeçar (2012-2017) të luftimit të drogave të paligjshme.

Ivanov ka thënë se për të arritur reduktimin e duhur të narkotikëve duhen mjete shtesë, në vlerë prej 500 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG