Ndërlidhjet

Gjeorgji: Dalje masive në zgjedhje


Pamje nga një qendër e votimit në kryeqytetin Tbilisi
Pamje nga një qendër e votimit në kryeqytetin Tbilisi
Zyrtarët thonë se dalja në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, në orët e para të votimit, ishte masive.

Në kryeqytetin Tbilisi, ku jetojnë afro një milion prej 3.6 milionë njerëzve me të drejtë vote, në disa qendra votimi ka pasur rreshta të gjatë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja në votime, në katër orët e para ishte 25%.

Partia në pushtet e presidenti aktual, Mikheil Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, ka dominuar në këtë vend prej “Revolucionit të Trëndëfiltë” në vitin 2003.

Por, tash ajo ballafaqohet me koalicionin opozitar “Ëndrra Gjeorgjiane”, që udhëhiqet nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se këto zgjedhje në Gjeorgji, do ta përcaktojnë intensitetin e raporteve me BE-në.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se pritjet nga këto zgjedhje janë ekstremisht të larta dhe se ato do ta përcaktojnë formën dhe intensitetin e raporteve tona me Gjeorgjinë”, tha sot në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG