Ndërlidhjet

Putin arrin në Taxhikistan


Vladimir Putin - President i Rusisë
Vladimir Putin - President i Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Dushanbe për të zhvilluar bisedime me presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Të dy liderët pritet që gjatë ditës së sotme të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale, përfshirë bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe atë të tregtisë.

Sidoqoftë, analistët presin që temë kryesore e diskutimit të jetë fati i bazës ushtarake ruse në Taxhikistan.

Deri më tani, Rusia nuk ka paguar asnjë çmim për përdorimin e lokacionit dhe ka kërkuar që ta vazhdojë këtë marrëveshje edhe për 49 vjet të tjera.

Nga ana e Taxhikistanit mësohet se është kërkuar nga Rusia që t’i paguajë 250 milionë euro në vit për përdorimin e këtij lokacioni.

Baza ushtarake ruse në Taxhikistan është vendosja më e madhe ruse ndokund, me gjithsej 7000 ushtarë të stacionuar.
XS
SM
MD
LG