Ndërlidhjet

Ministri rus i Mbrojtjes viziton Gjermaninë


Anatoly Serdyukov - Ministër i Mbrojtjes i Rusisë
Anatoly Serdyukov - Ministër i Mbrojtjes i Rusisë
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoly Serdyukov pritet të realizojë sot një vizitë zyrtare në Gjermani.

Zëdhënësja e tij, Irina Kovalchuk tha se ai do të diskutojë me homologun e tij gjerman, Thomas de Maiziere lidhur me persepktivën e zhvillimit të ushtrisë dhe bashkëpunimit tekniko-ushtarak ndërmjet këtyre dy vendeve.

Kovalchuk tha se këto bisedime gjithashtu do të fokusohen në çështje rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë mburojat raketore të NATO-s në Evropë, gjithashtu edhe për situatën në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
XS
SM
MD
LG