Ndërlidhjet

HRW: Forcat e sigurisë dhe Boko Harami të japin përgjegjësi


Ilustrim
Ilustrim
Si forcat nigeriane të sigurisë, ashtu edhe grupi radikal islamik i Boko Haramit kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftimeve në veri të vendit, duke torturuar dhe vrarë civilë, thuhet në një raport të lëshuar sot nga Human Rights Watch.

Ky raport vjen disa ditë pasi ushtarët, të hidhëruar nga vrasja e një zyrtari të lartë, vranë me armatim të rëndë më shumë se 30 civilë, si dhe dogjën ndërtesa në një lagje në Maiduguri, që njihet si vatra e grupit Boko Haram.

Raporti i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve që të ekzaminojë veprimet e të gjitha palëve të përfshira në konflikt dhe të ngrisin padi ndaj atyre që kanë qenë të përfshirë në këto krime.

“Të gjitha palët duhet t’i respektojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ta ndalojnë dhunën që ka tmerruar banorët në Nigerinë qëndrore dhe veriore”, thuhet ndër të tjera në raportin e Human Rights Watch.
XS
SM
MD
LG