Ndërlidhjet

U mbajt takimi i parë i ekspertëve për zbatimin e marrëveshjes së IBM-it


Pikëkalimi kufitar në Jarinje (foto nga arkivi)
Pikëkalimi kufitar në Jarinje (foto nga arkivi)
Në kuadër të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM-it), me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dje dhe sot në Bruksel u mbajt takimi i parë punues ndërmjet ekspertëve të Republikës së Kosovës, Serbisë dhe të Bashkimit Evropian.

“U definuan detyrat dhe përgjegjësitë që kanë të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, ndaj kësaj marrëveshjeje ndërshtetërore, të cilën Serbia e nënshkroi pas shumë vonesash”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe që janë konform standardeve evropiane. Pala e Kosovës u angazhua për intensifikimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe kërkoi nga BE-ja të rrisë angazhimet në këtë drejtim, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
XS
SM
MD
LG